Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka folur për rrugëtimin e Qeverisë Kurti drejt hapave konkret për dialogun.
Dreshaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se, kryeministri Kurti e ka pranuar dialogun.
Por, si do përfundojë kjo çështje e bisedimeve Kosovë-Serbi para zgjedhjeve?
Dreshaj thotë se, implementimi i Asociacionit nuk do të fillojë këtë vit.
“Kurti e ka pranuar Asociacionin. Nuk do të fillojë implementimin në këtë mandat, për shkak të mospajtimit në Ohër për hapat e ardhshëm të implementimit të marrëveshjes”, tha Dreshaj për GazetaBlic.
Gati shtatë orë takimi i djeshëm në Bruksel: Çfarë deklaruan Lajçaku, Bislimi e Petkoviqi?