Sonte në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova është diskutuar në lidhje me rastin e gruas nga Podujeva, e cila dyshohet për vrasje të foshnjës gjatë lindjes.
Gjinekologu Driton Prenaj ka folur për aspektin mjekësor të veprimit të gruas, duke thënë se ka mundur të vijë edhe deri tek vdekja e saj.
“Në aspektin mjekësor ka rrezikuar nëna, për shkak se prej gjakderdhjes mund të vije deri tek vdekja. Pra, mund të shkojë deri në atë pikë sa mund ta humb jetën e saj”, është shprehur ai.


