Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë nesër do të hapet libri i ngushëllimeve për shkrimtarin Ismail Kadare.
Ky libër do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në ora 16:00, teksa ngushëllimet mund të shprehen edhe në mënyrë elektronike, më saktësisht në adresën [email protected].
Korifeu shqiptar i letërsisë së botës vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.
Kosova poashtu të mërkurën ka shpallur ditë zie për vdekjen e Kadaresë.