Lajme

Batusha: Heqja e masave ndëshkuese të BE-së do të fillojë ta kthejë balancin në dialog!

07/02/2024 13:17
nga:N K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se heqja e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, do ta kishte bërë të barabartë dialogun në Bruksel.

Lidhur me këtë në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agon Batusha.

Ky i fundit tha se balancin në dialog do të filloj ta kthej heqja e masave ndëshkuese të BE-së, por jo plotësisht.

“Heqja e masave ndëshkuese të Bashkimi Evropian do të filloj ta kthejë balancin në dialog, nuk do ta kthej plotësisht por do të filloj ta kthejë”, deklaroi ai.

Tutje ai tha se masat do duhej të hiqeshin me kohë dhe se Kosova sipas tij është sanksionuar padrejtësisht.

“Masat do duhej me u heq moti për arsye se Kosova është sanksionu pa të drejtë dhe në anën tjetër kemi shkelje të vazhdueshme të raportimeve të Brukselit edhe të kërcënimeve ndaj Kosovës dhe nuk kemi asnjë sanksion. Dhe ky trajtim i pabarabartë në këtë aspekt do duhej marrë fund duke u heq masat ndaj Kosovës. Dhe për tu kthyer balanci në dialogë ky është hapi i parë që duhet me u bë por do duhej me pas edhe hapa të tjerë që të rikthehet balanci në dialogë sepse dialogu nuk ka kuptim nëse ndërmjetësuesi nuk është i paanashëm dhe i balancuar”, përfundoi deputeti nga LVV-ja, Agon Batush për “GazetaBlic”.

/Gazeta Blic/