Euro2024

Priti tri penallti, Diogo Costa pas kalimit në çerekfinale: “Ndoshta ishte ndeshja më e mirë e jetës sime”

07/02/2024 08:23
nga:Lorik J

Diogo Costa, portieri i Portugalisë dhe MVP i ndeshjes pasi priti tre penallti nga tre gjuajtje kundër Sllovenisë, komentoi kualifikimin në çerekfinale, siç raporton Uefa.com.

“Kur prita rastin e Sesko, mendova se mund ta bëja, lexova gjuhën e trupit të tij dhe arrita të ndihmoja ekipin. Kjo është ndoshta ndeshja më e mirë e jetës sime. U fokusova në atë që duhej të bëja”, tha fillimisht ai.

“Natyrisht ne kishim analizuar penalltitë, por lojtarët ndryshojnë dhe ata ndryshojnë mënyrën e gjuajtjes, jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që kam ndihmuar skuadrën, të gjithë e kemi ndjerë se duhet të vazhdojmë të besojmë pas penalltisë – besuam deri në fund dhe të gjithë jemi shumë të lumtur”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Portugalia fitoi dje ndaj Sllovenisë pas penalltive 3-0, pasi 120 minutat lojë u mbyllën me rezultatin 0:0.

/GazetaBlic Sport