Lajme

Gërvalla takohet sot me kryeparlamentaren sllovene

07/02/2024 07:55
nga:Y I

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, do të takohet sot me kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupanqiq.

Takimi do të mbahet në ambientet e kësaj ministrie.

Përndryshe, Zupançiqi u takua dje me homologun e saj kosovar, Glauk Konjufca si dhe me presidenten Vjosa Osmani.