Euro2024

Tifozët e Sllovenisë tentojnë ta nervozojnë Ronaldon, këndojnë emrin e Messit

07/01/2024 22:00
nga:E K

Portugalia dhe Sllovenia po luajnë ndeshjen e fazës së parë eliminuese të Kampionatit Evropian.

Teksa 45 minutat e para u mbyllën me rezultat të barabartë 0-0, protagonist padyshim se do ishte, Cristiano Ronaldo, shkruan GazetaBlic Sport.

39 vjeçari provoi disa herë të shënonte në portën e Sllovenisë, por pa arritur të gjente golin.

Fansat sllovenë në tribuna gjatë gjithë kohës tentuan ta provokojnë Ronaldon duke thirrur emrin e rivalit të tij, Lionel Messi.

Ja video:

/GazetaBlic Sport.