Sporti

Ndeshjet parasezonale | Muhamet Hyseni debuton me humbje tek Horsens

06/30/2024 14:48
nga:L J

Futbollisti kosovar, Muhamet Hyseni ka debutuar sot me humbje në ekipin e tij të ri, Horsens.

Muhamet Hyseni startoi nga minuta e parë në duelin ndaj ekipit danez, Aarhaus, por nuk arriti ta ndihmojë ekipin e tij që të marrë një rezultat pozitiv, përcjell GazetaBlic Sport.

Hyseni mori besimin e trajnerit dhe startoi, megjithatë skuadra e tij pësoi me rezultatin 3-0.

Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e parë e tij tek klubi i ri danez, që pas largimit nga Llapi.

Ai do të luajë edhe disa takime tjera miqësore në ditët vijuese.

/GazetaBlic Sport