Eksperti amerikan, David Philips ka folur për tri kushtet që kryeministri Kurti i bëri për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.
Philips tha se kushtet nuk janë të preferuara, pasi sipas tij, biseda është gjithmonë më e mirë se konflikti.
“Në përgjithësi, kushtet për një takim nuk janë të preferueshme. Biseda është gjithmonë më e mirë se konflikti edhe nëse nuk ju pëlqen ajo që dëgjoni ose mendoni se të flisni është humbje kohe”, tha Philips.
Por, Philips pajtohet që marrëveshja duhet nënshkruar dhe siç thotë ai, tashmë është koha për të ecur përpara.
“Natyrisht, marrëveshja bazë duhet të nënshkruhet dhe kriminelët e luftës të ndiqen penalisht. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund kësaj mosmarrëveshje dhe për të ecur përpara”, tha Philips për GazetaBlic.
Kujtojmë se, nënshkrimi i marrëveshjes, anulimi i letrës së Bërnabiqit e dorëzimi i Radojçiqit, ishin kërkesat kryesore të Kurtit në mundësi që të ketë takim me Vuçiqin.
“E para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letrës së Brnabiq sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan Radoiçiqit autoriteteve të Kosovës. Ne nuk mund ta ngjallim rreshterin e vrarë Afrim Bunjakun por Serbia duhet të na dorëzojë Milan Radoiçiqin.” – ka thënë Kurti pas takimeve të mërkurën në Bruksel.