Euro2024

Ndërpritet ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës – shkak moti i keq

06/29/2024 21:40
nga:E K

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës është shtyer.

Për disa momente dueli u ndal për shkak të reshjeve dhe vetëtimave që po mbizotërojnë në Gjermani, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, ndeshja tashmë është shtyer nga zyrtarët e UEFA-s dhe ende nuk dihet nëse do zhvillohet sot apo jo.

Deri tani rezultati ishte 0-0.

/GazetaBlic Sport/