Gjeneva do t’i paguajë një shumë rekord Francës fqinje si pjesë e marrëveshjes së ndarjes së taksave.
Ajo do të paguajë 372 milionë CHF. Kjo është 20 milionë franga më shumë se vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Pagesa është sipas një marrëveshjeje të arritur në 1973, e cila kthen një pjesë të taksës së mbledhur për punëtorët frontal.
Sipas marrëveshjes, Franca supozohet të përdorë paratë për infrastrukturën thelbësore, arsimin, menaxhimin e ujit – projekte nga të cilat do të përfitojnë banorët në të dy anët e kufirit.