Lajme

Djali e raporton të zhdukur babain e tij në Gjilan

06/29/2024 08:52
nga:Sh R

Një person ka njoftuar policinë se babai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Rasti ka ndodhur në Gjilan.

Sipas raportit të policisë, rasti është duke u hetuar.

“Rr. Beteja e Koshares, Gjilan 27.06.2024 – 10:00. Më 28.06.2024 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në datën e cekur, ka dalë nga shtëpia babai i tij dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.