Një i mitur është vetëplagosur me armë zjarri në Lezhë mbrëmjen e së premtes.
Policia tha se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njësia Administrative Milot, ku dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur B.H 15 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari kishte gjetur një armë zjarri pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë.
Dyshohet se duke e pastruar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/Euronews Albania/