Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate për media ka dënuar fuqishëm ndalimin e mbajtjes së së edicionit 11-të të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, i cili ishte paraparë të mbahej dje në Beograd.
Sipas komunikatës për media thuhet se ” ndalimi i festivalit “Mirëdita, Dobar dan” në Serbi me urdhër të ish-zëdhënesit të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, aktualisht Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daqiq, është edhe një dëshmi e vazhdimit të politikës, mendësisë dhe veprimeve të regjimit të kaluar”
Nga MPJD thuhet se ky vendim dëshmon se qeveria serbe është kundër çdo lloj dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


