Lajme

Aksidenti mes autobusit e veturës, ‘Trafiku Urban’: Jemi thellësisht të tronditur, ngushëllime familjarëve të viktimës

06/28/2024 16:29
nga:Y I

“Trafiku Urban”, është shprehur i tronditur nga aksidenti ku autobusi i tyre dhe një veturë u aksidentuan, ku si pasojë vdiq një person dhe u lënduan 14 udhëtarë.

Ndërmarrja u shprehi ngushëllime familjarëve të tashmë të vdekurit, dhe u uroi shërim të lënduarve.

“Ndërmarrja shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimës për humbjen e më të dashurit të tyre dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit!”, shkruan në postimin e publikuar në Facebook.