Lajme

A duhet të pastrohet fëmija që po e përjeton lien e ujit?

06/28/2024 15:15
nga:Y I

E ashtuquajtura lia e ujit shkaktohet nga një virusi i quajtur varicella-zoster, kjo gjendje manifestohet me puçrra të cilat shumë herë shoqërohen me humbje apetiti, temperaturë dhe kruarje të trupit.

Shumë herë keqkuptimi i krijuar në masë është që të prekurit me lien e ujit nuk duhet të pastrohen me ujë derisa puçrrat të jenë tharë.

Ne fakt janë ekspertët ata që sugjerojnë që të prekurit me lien e ujit që në shumicë janë fëmijë të pastrohen.

Arsyeja pse ekspertët sugjerojnë që të pastrohen me ujë është që të parandalohen infeksione bakteriale në lëkurë të cilat më pastaj edhe mund të komplikojnë situatën me lien e ujit.

Pas larjes prindërve ju sugjerohet që të thajnë me lehtësi trupin dhe kokën e fëmijëve, dhe pastaj të lyejnë lëkurën e tyre me produktin e përshkruar nga mjeku për trajtimin e lies së ujit.

Gjithashtu për të lehtësuar dhimbjen dhe temperaturën përdorini produktin që u’a ka përshkruar mjeku pediatër.

🏥SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!

📞 045322250
📞 048322250
📞 038600505