Lajme

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës

06/28/2024 14:38
nga:Sh R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim Osmani ka falënderuar ambasadoren për angazhimin e saj të vazhdueshëm si dhe për forcimin e bashkëpunimit të Kosovës dhe Holandës.

Derisa, presidentja ka theksuar se Holanda mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës.

Ndryshe, e para e vendit ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së Holandës për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, duke u fokusuar në nevojën për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.