Lajme

Arrestohet instruktori i një autoshkolle në Pejë, pranoi 500 euro për kryerjen e testit

06/28/2024 10:03
nga:Sh R

Arrestohet instruktori i një autoshkolle në Pejë, pranoi 500 euro për kryerjen e testit

Është arrestuar një person në Pejë, pasi që është zënë në flagrancë duke pranuar një shumë prej 500 eurove nga një person për t’i mundësuar atij kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se personi i dyshuar i moshës 56-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së djeshme

Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet monetare të cilat kanë shërbyer për simulim të veprës penale.

Ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.