Lajme

Matoshi për deklaratën e Dimal Bashës- Kur e përmend “tagjinë” tjetri i bjen që është kal!

06/27/2024 22:06
nga:Y I

Analisti, Halil Matoshi, ka komentuar deklaratën e deputetit të VV-së, Dimal Basha, i cili ka përdorur një gjuhë jo të duhur ndaj mediave.

Kjo gjë e ka nervozuar analistin Matoshi i cili tha se fjala ‘tagji’ përdoret vetëm për kuajtë.

“Sot gazetarët u qujatën kuaj, që ja ka nal qeveria ‘tagjinë’ dhe zoti Bajqinovci nuk e pa të arsyeshme me reagu edhe pse ka honger bukë si thojnë bashkë me neve në gazetari, edhe pse Basha e ka përdor fjalën ‘tagji’ që është e kuajve”, tha ai në Kanal10./