Lajme

‘Tri kushtet e kryeministrit’, Bytyqi: Tipike stil i Albin Kurtit, populizëm i pastër!

06/27/2024 15:51
nga:Y I

Takimi Kurti-Vuçiq i paraparë të mbahej dje në Bruksel, dështoi.

Kjo pasi kryeministri Kurti paraqiti tre kushte

Kështu konfirmoi në një konferencë për shtyp shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kushtet e paraqitura nga Kurti janë, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023 dhe e kushti i tretë dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Në lidhje me këto kushte të paraqitura nga kryeministri Kurti ka folur për “Gazeta Blic” deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Bytyqi tha se kjo është politikë e Albin Kurtit dhe se është populizëm i pastër.

“Kjo është politikë e zotit Kurti, pra një populizëm i pastër, me u dok ma interesant tek populli se vet fakti kur ti qet kushte të jep atë përshtypjen e të fortit e atij që po bën diçka, pra kjo është tipike stil i Albin Kurtit.Eshtë pjesë e fushatës zgjedhore që ai po e bën çdo ditë dhe po ben çmos që të manipuloj me masën me opinionin per ‘gjoja’ po bën punë të mëdha” deklaroi Bytyqi për “Gazeta Blic”.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi pas takimit se Serbia nuk ishte e gatshme që plotësisht të pranojë kushtet e vendosura nga Kurti, përderisa “presidenti Vuçiq la të kuptohet se është i gatshëm të eksplorojë mundësi sa i përket letrës së ish-kryeministres dhe formalizimit të Marrëveshjes [në rrugën drejt normalizimit të raporteve], në linjë me praktikat e shkuara të dialogut, në mënyrë që të zhbllokohet zbatimi i marrëveshjes.

/Gazeta Blic/

Kurti nga Brukseli: Kërkova nënshkrimin e marrëveshjes, tërheqjen e letrës së Bërnabiq, dorëzimin e Radojiçiq

Borrell: Kosova s’ishte e gatshme për takim trepalësh, Kurti paraqiti tri kushte