Lajme

Kushtet e Kurtit për takim me Vuçiqin, Qalaj: Të vendosësh kushte pasi të shkosh atje është jo serioze

06/27/2024 18:18
nga:Sh R

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, thotë se është pritur që takimi në Bruksel do të jetë pa sukses, dhe se pritshmëritë për këtë takim kanë qenë zero.

“Është pritur që ky takim do të jetë pa sukses, ne edhe në takimet që kemi pas me kolgët deputet por edhe në intervistat që kemi dhënë qoftë anëtarë të kryesisë qoftë deputet, kemi thënë që pritshmëritë në këtë takim janë zero dhe doli ashtu fatkeqësisht, ende po vazhdon ky dialogu në Bruksel pa një rezultat të pritur”, tha Qalaj.

Qalaj në një intervistë për GazetaBlic, thotë se të vendosësh kushte pasi të shkosh atje është jo serioze, ku shton se vetëm kushti për Radoiciqin ka kuptim.

“Fillimisht të shkosh atje dhe pasi që shkon të qitesh kushte mendoj që është jo serioze, në fakt vetëm njëri nga kushtet cështja e dorëzimit organveve kompetente të Kosovës, të terroristi Milan Radoiciq, mendoj që ka kuptim për shkak se nuk ka kuptim kurfar dialogu dhe kurfar zhvillimi nuk mund të ketë gjersa terrorristët janë në liri ata të cilët e kanë pranuar që kanë qenë pjesë e vrasjes se policit dhe aktit terrorist në Kosovë” shtoi ai.

Ai thekson se masat ndëshkuese janë të padrejta në raport me Kosovën, dhe se këto masa janë duke prekur popullin e Kosovës edhe pse këto janë drejtuar kundër Qeverisë.

“Këto masa janë shumë të padrejta në raport me shtetin e Kosovës, realisht ne si parti politike në vazhdimësi kushdo që ka dal gjithmonë kemi thënë që masat që i janë vënë Kosovës janë të padrejta dhe janë duke e dëmtuar shumë popullin e Kosovës, masat nuk e kanë goditur qeverinë edhe pse mendoj që këto masa janë drejtuar kundër qeverisë së Kosovës, por masat janë duke prekur popullin e Kosovës”, u shpreh ai.

Deputeti thotë se si mund të hiqen këto masa kur kundërshtohen të gjitha rekomandimet që vijnë nga Bashkimi Evropian.

Qalaj potencon se edhe ndërmejtësuesit të cilët janë në përfundim të mandatit nuk janë korrekt në raport të Kosovës.

“Si mund të heqen këto masa kur ti i kundërshton të gjitha rekomandimet që vijnë nga Bashkimi Evropian.Nuk di se si dhe pse duhet të vazhdoj takimi në Bruksel, kur dje është larguar kryeministri Kurti nga bisedimet. Ku është kuptimi pra të dërgosh dikë tjetër që të merrë përgjegjësi e vet ti ikësh përgjegjësisë mendoj që nuk ka kuptim. Mendoj që edhe ndërmjetësuesit që janë në fund të mandatit mendoj që nuk janë korrekt në raport të Kosovës meqenëse janë në njëfarë mënyre duke e shikuar ndryshe shtetin e Serbisë në raport me Kosovën”, përfundoi Qalaj për GazetaBlic.