Euro2024

Trajneri i Turqisë, Montella: Ne shkruam historinë, por ishim në shënjestër të kritikave të shumta

06/27/2024 13:34
nga:E K

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella ndau gëzimin dhe krenarinë e tij pas fitores 2-1 ndaj Çekisë dhe kualifikimit në 1/16 e finales së Euro 2024. Sipas tij, skuadra e tij ka shkruar historinë pavarësisht kritikave të pajustifikuara që ka marrë.

“Bëmë histori, kjo është skuadra më e re turke që del nga grupet që nga viti 2008. Tani kemi synime të reja”, tha ai, transmeton GazetaBlic Sport.

“Skuadra punoi shumë dhe e meritoi këtë renditje. Ne ishim në shënjestër të kritikave që nuk justifikoheshin”, kujtoi trajneri italian.

Pas përjashtimit të çekut Antonin Barak në minutën e 20-të, “mund të kishim vuajtur më pak, por na solli gëzim edhe më të madh”, shtoi përzgjedhësi.

“Sonte duam vetëm të festojmë kualifikimin pas kaq shumë sakrificash, por nga nesër do të vazhdojmë të shkruajmë histori”, ka premtuar Montella.

“Austria fitoi vendin e parë në një grup të vështirë – me shumë lëvizje të automatizuara”, ka analizuar Vincenzo Montella përplasjen e ardhshme.

/GazetaBlic Sport.