Arbër Thaçi, hulumtues i lartë i Institutit Demokratik të Kosovës, u deklarua në një prononcim për GazetaBlic, lidhur me Sesionin Pranveror të Kuvendit, zhvillimet dhe dështimet e kësaj periudhe.
Ai tha se puna gjatë këtij sesioni pranveror të Kuvendit sipas tij lë shumë për të dëshiruar.
“Puna përgjatë këtij sesioni pranveror në kuptim të numrave të ligjeve dhe projektligjeve të trajtuara, ka lënë shumë për të dëshiruar, ai trendi i vazhdueshëm që kjo legjislaturë e ka treguar prej vitit të parë , ka vazhduar të shfaqet edhe përgjatë këtij sesioni”, deklaroi ai.
Tutje ai tregon miratimin e projektligjeve, si dhe sesa janë trajtuar për këtë sesion pranveror, e sipas tij është sesion jo frytdhënës.
“Deputetët në tërsi kanë miratuar në rishqyrtim të dytë dikun afërsishtë 25 projektligje përgjatë gjithë sesionit, derisa ndërmjet leximeve janë trajtuar rreth 20 do të thotë në tërësi mbi 45 projektligje, numër ky që është mjaft i vogël, e krijuan atë përshtypjen e një sesioni jo mjaft frytdhënës”, tha ai.
Thaçi për në fund tha se, në bazë të vështirësive të Kuvendit, sipas nuk do të ketë zhvillime që mund të ndryshojnë trendin e ulët të punës së kuvendit.
“Duke vlerësuar edhe klimën që ka ekzistuar përgjatë gjithë sesionit pranveror, do të thotë vështirësit që Kuvendi ka pasur për të krijuar atë shumicën e domosdoshme që t’i zhvillojë punimet dhe duke parë edhe problemet me renovimin e sallës së Kuvendit, atëherë me vlerësimin tim nuk mendoj që do të ketë zhvillime që mund të ndryshojnë këtë trendin e ulët të punës së Kuvendit”, përfundoi anëtari i KDI-së Arbër Thaçi.


