Euro2024

De Bruyne: Të lumtur për kualifikimin, ndaj Francës nuk jemi favoritë

06/27/2024 11:05
nga:E K

Kevin De Bruyne, kapiteni i Belgjikës, foli pas kualifikimit në raundin e 1/8-ve pas barazimit 0-0 me Ukrainën.

Jam i lumtur pasi jemi të kualifikuar. Nuk do të jemi favoritë ndaj Francës, por e dimë që në një turne të tillë duhet të luajmë në mënyrën më të mirë. Ndaj Ukrainës e merituam të fitonim, nisëm mirë, me presion shumë të lartë, por pavarësisht përpjekjeve, ne nuk finalizuam dhe pastaj në fund thjesht menduam për kualifikimin”, tha De Bruyne.

Në raundin e 1/8-ve Belgjika do të masë forcat me Francën, takim që do të luhet më 1 korrik.