Lajme

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel

06/26/2024 20:28
nga:G C

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Kështu ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke mos zbuluar ndonjë datë të caktuar, por u shpreh se kjo do të ndodh në fillim të korrikut.

Ai ripërsëriti se nuk do të mund të ketë zbatim të marrëveshjes, pa e realizuar, siç tha ai, vullnetin e mirë dhe mirëbesimin.

“Do të ketë diskutim të kryenegociatorëve në fillim të korrikut, mirëpo nuk do të mund të kemi praktikisht zbatim të marrëveshjes, për çka ne jemi shumë të interesuar, pa e realizuar vullnetin e mirë dhe mirëbesimin e për të cilat ne besojmë se kalojnë nëpërmjet këtyre tri gjërave, nënshkrimit të marrëveshjes bazike, tërheqjes së letrës së Bërnabiqit dhe dorëzimit të Milan Radojiçiqit”, u shpreh Kurti.