Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq gjatë një konference për media është pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku se a do e njohë pavarësinë e Kosovoës.
Kjo pyetje e ka acaruar presindentin e Serbisë i cili reagoi jo mirë.
Gazetari Sadiku: Vuçiq një pyetje, a jeni gati ta pranoni pavarësinë e Kosovës si kompenzim për Asociacionin?
Vuçiq: Unë e njoh Kartën e OKB-së dhe rezolutën 1244, e cila ka një rëndësi të madhe. Kjo është baza e rendit juridik ndërkombëtar. Unë jam i sigurt se ju si një njeri shumë i zgjuar, e kuptoni këtë.
Gazetari Sadiku: Por, ju jeni në dialog.
Vuçiq: Jam shumë gati
Gazetari Sadiku: Ju pyes nëse jeni i gatshëm në kompenzim me Asociacionin?
Vuçiq: Kompromise, ka shumë. Por unë nuk kam parë që pala juaj të ketë tentuar të japë diçka në lidhje me atë që nënshkruan 11 vjet më parë.
Gazetari Sadiku: E çka rreth Asociacionit?
Vuçiq: Sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pala e Serbisë dha shumë sa i përket nga gjyqësori, prokuroria, policia rajonale, targat, letërnjoftimet dhe gjithçka tjetër. Por ju, nuk bëtë asgjë përveç torturës dhe terrorizimit të serbëve , madje duke i dëbuar. Jo ju, e asnjë gazetar por Albin Kurti dhe njerëzit e tij.
Rikujtojmë se nga ora 16:30 do të mbahet takimi ndaras, ndërsa në orën 18:00 do të mbahet takimi i përbashkët i kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq./gazeta10