Euro2024

Euro 2024 vazhdon, këto janë katër ndeshjet që do të zhvillohen sot

06/26/2024 07:59
nga:Mergim Rreci

Euro 2024 vazhdon të mërkurën me katër ndeshje.

Në orar janë përballjet e xhiros së tretë në grupet E dhe F.

Nga ora 18:00, pritet të takohen Sllovakia dhe Rumania, si dhe Belgjika kundër Ukrainës, të dy ndeshjet nga Grupi E.

Në orën 21:00, do të zhvillohen dy ndeshje të tjera: Republika Çeke do të përballet me Turqinë, ndërsa Portugalia do të ndeshet me Gjeorgjinë.