Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli, u shpreh i bindur se partia ku ai bën pjesë , Vetëvendosje, do të dalë e para në zgjedhje.
“Do të kemi shumicën absolute për të qeverisur”, tha ai.
Dugolli foli edhe për qasjen e Bashkimit Evropian karshi Kosovës.
Sipas Dugollit, mos gatitshmëria e BE-së për ndëshkimin e Serbisë sjell situata si kjo që Stano thotë se BE nuk ka pranuar raport për Banjskën nga Kosova.
‘BE ka qasje të pabalancuar sa i takon Serbisë, po te konstatonin dhe po ta merrnin si të mirëqenë raportin do duhej të merrnin masa ndaj Serbisë. Dhe mos gatishmeria e BE-së për të marrë masa ndaj Serbisë e prodhon një situatë të tillë që Stano thotë se kemi një raport, Kurti është i gatshëm me dërgu edhe me fakte shtesë raporotin qysh nesër”, tha Dugolli në rtv21.
Gërvalla: Komiteti i Ministrave të mblidhet e të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE