Euro2024

Zyrtare: Edhe Kroacia eliminohet nga Kampionati Evropian

06/25/2024 23:00
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kroacisë u eliminua nga kampionati evropian. 

Skuadra e Zlatko Daliqit do ta mbyllë Euron si një nga dy skuadrat më të këqija të vendit të tretë dhe për këtë arsye nuk do të kualifikohet në fazën e 16. Kroacia fitoi dy pikë në një grup të vështirë me Spanjën, Shqipërinë dhe Italinë.

Paraqitja e Kroacisë në kompeticionet evropiane filloi me humbjen bindëse 3:0 ndaj Spanjës dhe vazhdoi me një barazim 2:2 me Shqipërinë. Në atë ndeshje, Kroacia pësoi gol në minutën e fundit dhe e njëjta gjë ndodhi sërish ndaj Italisë, e cila në minutën e 98-të shënoi për 1:1 dhe kështu, siç rezulton, e eliminoi Kroacinë nga Euro.

/GazetaBlic Sport