Lajme

Krasniqi e LDK-së: Qeverisë së Albin Kurtit nuk po iu ndalen skandalet e hajnisë

06/25/2024 16:40
nga:G C

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi thotë se korrupsioni masiv i qeverisë Kurti u konfirmua sot pasi prokuroria nis hetimet për faljen ilegale të borxheve për ambalazhuesit e ujit, raporton GazetaBlic.

Krasniqi përmes një statusi në rrjetet sociale, thotë se, Qeveria Kurti nuk po ndalet me skandalet e hajnisë.

“Qeverisë së skandaleve dhe korrupsionit të udhëhequr nga Albin Kurti nuk i kryejnë punë as “12 katët e Dubravës” sepse kanë edhe më shumë njerëz që duhet të burgosen se që “12 katët” kanë vend”, shkroi tutje ajo.

E plotë:

Korrupsioni masiv i qeverisë Kurti u konfirmua sot pasi prokuroria nis hetimet për faljen ilegale të borxheve pë ambalazhuesit e ujit.

Këta që vodhën në rezerva shtetërore, që vodhën në KEK, me Nagipin e me pare të Serbisë me Martinin, nuk po u ndalen skandalet e hajnisë. Sot, prokuroria nisi hetimet pas publikimeve të Albanian Post lidhur me skandalin e faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit.

Qeverisë së skandaleve dhe korrupsionit të udhëhequr nga Albin Kurti nuk i kryejnë punë as “12 katët e Dubravës” sepse kanë edhe më shumë njerëz që duhet të burgosen se që “12 katët” kanë vend.

Hajnat e ambalazhuesve të ujit në burg.