Euro2024

Ernest Muçi: Doja më shumë minuta, meritonim më shumë në Kampionatin Evropian!

06/25/2024 16:31
nga:Lorik J

Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi ishte një nga lojtarët që nuk luajti shumë minuta në Europian, edhe pse ishte në formën e tij më të mirë dhe ka shkëlqyer në fushë.

Pas rikthimit në Shqipëri, lojtari kuqezi tha se do donte të aktivizohej më shumë dhe se gjërat mund të shkonin ndryshe.

“Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Besiktas më kanë mbështetur”- tha ai.