Lajme

“Qeveria në pauzë”/ Deputeti i PDK-së: S’kam pritje për takimin, as Kurti s’e di çka do të bisedojë

06/25/2024 15:31
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se nuk pret asgjë nga takimi në Bruksel, pasi sipas tij, as Kurti nuk e di se çka do të flasë në atë takim.

“Me thënë të drejtën nuk kam pritje nga ky takim, sikurse s’kemi pasur pritje as nga takimet tjera që kanë ndodhur. Qeveria aktuale dhe kryeministri nuk kanë qenë transparent as me institucionin përgjegjës Kuvendin, por as me qytetarët dhe s’mund të komentojmë diçka që as Kurti nuk e di se çka do të bisedojë”, thotë ai për Gazeta Blic.

Sipas tij, qeveria është në pauzë gjithë kohën dhe s’ka rezultat për asgjë.

“Fatkeqësisht qeveria është në pauzë në të gjithë sektorët, në zhvillim ekonomik, në sundim të ligjit por edhe në integrim të vendit, edhe në dialog. Mendoj se duhet ta pyesni qeverinë, besoj që tani edhe ashtu jemi në fazën zgjedhore që shumë shpejt duhet të shpallen zgjedhjet dhe nuk besoj që pritet nga kjo qeveri në fund të mandatit diçka, kur i ka pasur gati 4 vite deri tash dhe nuk ka pasur ndonjë rezultat në dialog, s’ka pasur strategji të dialogut dhe kur s’ka strategji s’mund të pres asgjë. Unë kam dëshirë që kryeministri të ketë sukses në dialog por deri më tani s’kemi parë një gjë të tillë”, shprehet deputeti./Gazeta Blic/

Qeveria i reagon BE-së: Ua dërguam raportin 48-faqësh për sulmin e Banjskës – asnjë masë ndaj Serbisë, Radojçiq ende i lirë

Basha: Është turp që masat janë ende, do të jenë njollë e zezë për BE-në – duhet të hiqen sa më parë