Lajme

Lajmërohet ish asistenti i Kurtit: Për ta parë ndeshjen duhej paguar, ne protestuam – poshtë Përparim Rama

06/25/2024 07:50
nga:G B

Ish-asistenti i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri, ka njoftuar se së bashku me një person tjetër janë liruar pas shoqërimit në stacionin policor nga Policia.

Ai thotë se “për ta parë ndeshjen e Kombëtares, në shesh, duhej të paguheshin 20 euro. Ne protestuam kundër kësaj. U arrestuam, tash u liruam”.

Sipas tij, “sheshet duhet të jenë pa pagesë”.

Sipas Policisë, Beqiri dhe një person tjetër u shoqëruan në polici për moszbatim të urdhrave dhe dyshimit për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

 

Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti