Lajme

Osmani: Komuniteti egjiptian, pjesë e historisë së suksesit të Kosovës

06/24/2024 16:41
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar komunitetin egjiptian për ditën ndërkombëtare të tyre.

Ajo ka thënë se komuniteti egjiptian është pjesë e historisë së suksesit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

“Komuniteti egjiptian i Kosovës reflekton jo vetëm diversitetin e shoqërisë së Kosovës, por edhe rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit. Shteti ynë është shtëpi e përbashkët e të gjitha komuniteteve, pavarësisht dallimeve. Komunitetit egjiptian është pjesë e historisë së suksesit të shtetndërimit tonë, sikurse edhe e jetës institucionale. Gëzuar ditën e komunitetit egjiptian të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Kurti uron Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian: Republika jonë është republikë e të gjithëve