E mërkura e 26 qershorit do t’i bëjë bashkë në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Ata do të takohen pas një kohe pauzë të dialogut.
Sipas Qeverisë, ky takim do të ketë në fokus kryesor zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj dhe rrugën përpara.
Lidhur me takimin, për Gazeta Blic ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.
Ai thotë se ky takim është për rishtytje të dialogut, ku pritet qartësim i pozicionet të palëve.
“Takimi është takim për rishtytje të dialogut. Rrjedhimisht pritet të qartësohen pozicionet e palëve dhe të diskutohet ecja tutje në dialog”, thekson ai.
Batusha potencon se po ashtu duhet sqarim se a ka apo jo marrëveshje të Brukselit dhe të Ohrit, pasi Serbia ka qëndrim të kundërt me këtë.
“Po ashtu, një çështje që duhet sqarim është se a ka marrëveshje të Brukselit dhe të Ohrit apo nuk ka, sepse qëndrimi i Serbisë është e kundërta e kësaj”, deklaron deputeti i VV-së, Agon Batusha./Gazeta Blic/
Glauk Konjufca: S’pres diçka të rëndësishme nga takimi Kurti-Vuçiq, Asociacioni s’është në rend dite