Lajme

Kadriaj kritikon ashpër ministrin Murati: Deklaratë skandaloze, nënçmon qytetarët – kemi rritje të çmimeve

06/24/2024 14:06
nga:N K

Ministri i Finacave, Hekuran Murati, ka deklaruar se sipas ASK-së kemi rritje ekonomike të përshpejtuar në gjatëmujorin  e parë të këtij viti, si dhe stabilizim të çimimeve.

“Sipas ASK-së, rritja ekonomike në TM1 2024 ka përshpejtuar edhe më tutje ritmin duke shënuar nivelin  5.62%, që është dukshëm më lart se tremujori paraprak që ishte 3.96%”.

“Pas tejkalimit të stuhisë së krizave globale dhe stabilizimit të çmimeve, tani gradualisht po i kthehemi potencialit dhe rritjes së synuar”, ka thënë Murati.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për Gazeta Blic, i cili thotë se një deklaratë e tillë e minstrit të finacave nënçmon qytetarët dhe gjendjen momentale të tyre.

Kadriaj thekson se kemi rritje të çmimeve të produketve ushqimore, si dhe patunshmëri dhe çdo ditë jeta e qytetarit rëndohet.

“Një deklarim i tillë i ministrit të finacave e nënçmon inteligjencën e qytetarëve të Kosovës, e nënçmon gjendjen momentale të qytetarit. Kemi rritje të çmimeve të produkteve ushimore, si patundshmëri dhe çdo ditë rëndohet jeta e qytetarit, bizneset janë para kolpasit, nuk kanë shtitje, nuk kanë punëtorë, kemi ardhur në një pikë që bizneset në Kosovë që nga paslufta nuk kanë qenë më keq se tani”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, eksperti i ekonomisë thotë se minsitri Murati jep deklarata të tilla, duke ditur se në vendin tonë kemi çdo gjë import, deri te shufrat e hekurit në ndërtimtari, si dhe tek lënda e parë e bukës.

“Qytetarit çdo ditë e më shumë po i rëndohet jeta dhe del pa pikë problemi me deklaratë skandaloze një ministër i financave del dhe thotë se kemi rritje ekonomike, kur kemi vetëm import kemi dështim në bujqësi, për faktin çdo gjë është import, deri te shufrat e hekurit në ndërtimtari, si dhe tek lënda e parë e bukës”, u shpreh ai.

Kadriaj kritikon ashpër ministrin e finacave, Hekuran Muratin, duke thënë se këta njerz nuk e kuptojnë qeverisjen dhe nuk dinë të qeverisin dhe nuk dinë çfarë flasin.

“Këta njerëz nuk e kuptojnë qeverisjen ose nuk dinë të qeverisin, nuk janë duke ditur çfarë po flasin, janë aq të skandalizuar dhe pa pikë vlere në anën të menduarit dhe nga ana e vlerave njerëzore që nuk e kanë problem gjendjen e qyetarëve. Këta janë të kënaqur vetëm me ato shifrat që para fabrikojnë dhe fabrikojnë sipas qejfeve të tyre”, deklaroi Mustafë Kadriaj./Gazeta Blic/