Reshje të mëdha shiu përjetoi mbrëmë Prishtina, shi ky i cili për pak orë arriti t’i mbush me ujë, e t’i bëjë pothuajse të pakalueshme rrugët e asaj që kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama e pati quajtur “Prishtina e Përjetimeve”.
Lidhur me gjendjen për Klankosova.tv, mbrëmë foli drejtori i Emergjencave në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica I cili tha se ajo është e rëndë
“Jemi në Qendrën Operative duke pranuar shumë thirrje të qytetarëve. Gjendja momentale është tejet e rëndë. Aktualisht jemi duke bërë listën e prioriteteve. I kam angazhuar ekipet në terren për të intervenuar”, tha Fushtica.
“Edhe dy ekipe kujdestare të zjarrfikësve janë në punë”, tha ai.
Në ndërkohë lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar edhe pamje të vërshimeve të disa lagjeve dhe zonave të Prishtinës.
Prej lagjeve të cilat ka pasur vërshime dhe janë prekur më së shumti ishin, Rruga C, Kodra e Trimave, Emshir, Kalabria dhe të tjera.


