Lajme

Një grua rrah bashkëjetuesin në Fushë Kosovë, arrestohet

06/24/2024 09:08
nga:G B

Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj burrit me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar.

Viktima si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia në raport.