Lajme

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

06/23/2024 21:29
nga:G C

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes së kësaj të diele është arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet për shkaktimin e aksidentit që ndodhi dje rreth orës 23:00, në trupore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se zyrtari policor ishte me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

“Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘rrezikim i trafikut publik’”, thuhet në njoftim.

“Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetent”.

Nga aksidentinë fjalë katër persona janë lënduar, njëri prej tyre ka vdekur sot.