Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se bashkë evokuan kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit dhe se po ashtu folën për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Isha jashtëzakonisht i lumtur ta pres në Gjakovë mikun e madh të Kosovës gjeneralin Wesley K. Clark.
Me gjeneralin Clark evokuam kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folëm për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme.


