Lajme

Gjashtë të lënduar në një aksident në Suharekë, Policia jep detaje

06/23/2024 13:39
nga:G B

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident në fshatin Sallagrazhdë të komunës së Suharekës, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.

Sipas Gashit, 4 të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën e mjekësisë familjare të Suharekës, ndërsa dy të tjerë në emergjencë të spitalit rajonal. Të lënduarit nuk kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Me rastin po merret njësia e trafikut rajonit, për të zbuluar shkaqet e ndodhjes së aksidentit./Gazeta Blic/