Euro2024

Portugalia e ‘shkatërron’ Turqinë, siguron kalimin tutje në raundin eliminues

06/22/2024 19:54
nga:Mergim Rreci

Portugalia ka siguruar fitoren e dytë nga po aq ndeshje në ‘Euro 2024’.

Luzitanët triumfuan me rezultat 0 me 3 ndaj Turqisë, duke siguruar kalimin në raundin eliminues, shkruan GazetaBlic Sport.

Bernardo Silva i zhbllokoi shifrat me golin e parë të realizuar në ndeshje, kurse një autogol i Akaydin i dyfishoi shifrat.

Bruno Fernandes realizoi golin e tretë pas asistimit nga Cristiano Ronaldo, duke i vulosur shifrat përfundimtare.

/GazetaBlic Sport/