Në Kosovë prej ditësh po mbizotërojnë temperatura të larta. Ndërsa nga java e ardhshme pritet të ketë rënie të temperaturave.
Lidhur me këtë, meterologu Besim Aliu, në një pronocim për GazetaBlic, tha se gjatë vikendit do të ketë ulje të temperaturave.
“Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme, të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund te sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius”, theksoi Aliu për Gazeta Blic.
Për në fund meterologu përmend se java e ardhshme parashihet me një ulje të temperaturave dhe riga shiu.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. Indeksi UV mbetet shum i lartë prandaj rekomandohet zbatimi i këshillave të IKSHP. Java e ardhshme parashihet të ketë riga shiu dhe ulje të temperaturave”, përfundoi meterologu Besim Aliu./Gazeta Blic/


