Euro2024

Kapiteni i Anglisë, Kane e pranon: Po vuajmë nga mbrojtja në sulm

06/21/2024 19:01
nga:Mergim Rreci

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane pranoi për mikrofonat e “BBC Sport” se kombëtarja e tij po vuan në të dyja ekstremitetet, mbrojtje dhe sulm: “Ne kemi thënë para turneut, nuk ka ndeshje të lehtë. Kjo po konfirmohet.

Ne mund të përmirësohemi. Por shenja e një ekipi të mirë është të arrish rezultate kur nuk luan më së miri.

Ne e dimë se mund të përmirësohemi. Do të ketë shumë zhurmë, pak zhgënjim në shtëpi, por ne e përjetuam këtë kur barazuam me Skocinë në Europianin e fundit.

Ne po luftojmë me dhe pa topin. Duhet të largohemi dhe ta analizojmë, por presingu nuk ka qenë i duhuri në të dyja ndeshjet dhe ne nuk kemi qenë mjaftueshëm të mirë me topin nga sulmi ku jam unë, deri te porta, ku është Pikford.

Ne po biem nën nivelin tonë për sa i përket mbajtjes së topit dhe lojës nën presion”.

Presingu është një problem shqetësues për sulmuesin e Bajernit. “Është diçka në të cilën duhet të përpiqemi të përmirësohemi, jo vetëm kur shënojmë.

Ne po i fillojmë ndeshjet mirë, por kur kundërshtarët hedhin disa lojtarë më thellë, ne nuk jemi plotësisht të sigurt se si të bëjmë presionin dhe se kush duhet të shkojë.

Në pjesën e dytë ne u përpoqëm ta ndryshonim me mua dhe Xhud duke luajtur para dy mesfushorëve të tyre dhe duke u përpjekur të ngriheshim, por ishte e vështirë.

Por duhet vlerësuar Danimarka, që në Europianin e fundit shkoi deri në çerekfinale”.