Analisti politik, Arbnor Sadiku, në një prononcim për GazetaBlic komentoi caktimin e takimit të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit për diplomaci të BE-së, Borrell.
Ai tha se ky takim është më shumë kalim nga lidershipi i vjetër në atë të riun.
“Kjo më tepër është njëfarë lloj takimi i kurtokracisë ku praktikisht BE do që ta shohë vazhdimësinë e saj, meqenëse është duke e bërë njëfarë lloj kalimi nga lidershipi i vjetër në lidershipin e ri”, deklaroi ai.
Sipas Sadikut, nuk pritet të ketë zhvillime nga ky takim, sepse sipas tij Kosova edhe gjendet në një vit elektoral.
“Sa i përket ndonjë zhvillimi, nuk do të ketë zhvillime pozitive për faktin se edhe ashtu Kosova është në vit elektoral dhe nuk pritet ndonjë risi nga ky takim me të 26-tin, për shkak se edhe BE dëshiron të tregojë se është këtu dhe ta mbajë nën kontroll situatën gjatë transicionit të lidershipit nga lidershipi i vjetër në të riun, kurse Kosova ose kreu i saj do ta përdorë këtë për çështje të zgjedhjeve elektorale”, përfundoi analisti politik Arbnor Sadiku./GazetaBlic/


