Temperaturat e larta që po shënohen këtyre ditëve ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit.
Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit me përcjellje të ngërçeve, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.
Masat e rekomanduara mbrojtëse, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovës, për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30 gradë Celsius, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike janë si më poshtë.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:


