Euro2024

Vëllai i Marcus Rashford ‘thumbon’ Gareth Southgate

06/21/2024 08:49
nga:E K

Vëllai dhe agjenti i yllit të Manchester United, Marcus Rashford, Dwayne Maynard, ka përdorur paraqitjet e dobëta të Anglisë në Euro 2024 për të sulmuar trajnerin kombëtar Gareth Southgate.

Dwayne Maynard e bëri këtë në mënyrë indirekte duke përdorur llogarinë e mediave sociale për t’i dërguar një mesazh Southgate, transmeton GazetaBlic Sport.

“Është e vështirë të ulesh dhe të shikosh kur vërtet beson se njeriu yt mund të bëjë ndryshimin”, shkroi Maynard, duke iu referuar mungesës së thirrjes për vëllait dhe klientin e tij Marcus Rashford, i cili u la jashtë skuadrës së Gareth Southgate vetëm disa ditë më parë.

/GazetaBlic Sport.