Lajme

Parashikimi i Burjanit për zgjedhjet nacionale: LVV-ja 38 %, LDK 20 %, PDK 19% dhe AAK/NISMA 7%

06/21/2024 08:37
nga:Y I

Kryeministri i vendit njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se në vitin 2025 do t’i fitojnë dy palë zgjedhje, lokale dhe parlamentare.

Këtë deklaratë Kurti e bëri në një takim para strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në vitin 2025 do t’i kemi zgjedhjet e ardhshme lokale përveç se do ta kremtojnë 20 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, por patjetër patjetër më 2025 do t’i kemi edhe zgjedhjet parlamentare sepse opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”“Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm futbolli fjala vjen Ballkani i Suharekës. Për qeverisje qendrore e komunale, nga zgjedhjet parlamentare e lokale le ta fitojë Vetëvendosja vitin 2025 edhe kampionatin edhe Kupën” ka thënë Kurti raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me deklratën e dhënë nga Kurti ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani.

Burjani tha se Kurti duke dhënë deklarata të tilla është euforik dhe entuziast por se situata është ndryshe.

“Entuziast, euforik, situata është më ndryshe, rezultate të pakta mund t’i atribuohen qeverisë Kurti. Nuk dihet se cili është sukesesi i prekshëm që i’u ka ndodh qytetarëve. Me këta deputet që ka në Kuvend nuk mund të fitoj me asnjëherë pra kërkohet vetëdijësim i madh nga VV-ja për të fituar. Nuk mendoj se mund të fitojë shumicën, 38% mund të jetë, ende ekziston euforia votuese edhe pse realisht pak a shumë është reduktu ekstremizmi i VV-së tek qytetarët.Rastin që e pati Kurti për të mbet në pushtet për shume vite, u humbë” tha Burjani për “Gazeta Blic”.

Ai bëri edhe një parashikim të rezultatit për zgjedhjet e ardhshme.

“Prognoza ime është kjo për zgjedhje nacionale 38 % VV, LDK 20 %, 19% PDK AAK/NISMA 7%” deklaroi Burjani për “Gazeta Blic”.


Blerim Burjani, Analist!

Megjithëse pati tentativa për mbajtjen e zgjedhjeve para verës, një gjë e tillë nuk u arrit, sepse s’pati dakoordim mes subjekteve politike.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës ishin pro shpërbërjes së Kuvendit ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, jo, pa dorëheqjen e kryeministrit Kurti.

/Gazeta Blic/

Kurti: Vetëvendosja në vitin 2025 do t’i fitojë zgjedhjet lokale dhe qendrore, opozita “s’mund t’i shtyjë pafundësisht”