Një çift në Berat dyshohet se kanë dalë nga banesa për të bërë pazar, duke lënë në gjumë fëmijën e tyre shtatëvjeçar.
Pasi janë drejtuar në banesë, ata kanë konstatuar se kishin harruar brenda çelësat e derës së blinduar, shkruan TCh.
Çifti kanë njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë hyrë në banesë nga ballkoni i katit të katërt, duke përdorur shkallët.