Euro2024

Spanja siguron kalimin në fazën eliminuese, mposht minimalisht Italinë

06/20/2024 22:52
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja xhiros së dytë të grupit B në Euro 2024 mes Spanjës dhe Italisë.

Spanja ishte dominuese gjatë kësaj ndeshje duke kërkuar vazhdimisht golin, me Italinë që kryesisht ishte në mbrojtje, shkruan GazetaBlic Sport.

Dominimi i spanjollëve u konvertua në gol në minutën e 55’të, kur Calafiori dërgoi topin në portën e tij.

Me këtë rezultat Spanja siguron kalimin tutje në fazën eliminuese, kurse ndeshjen ndaj Shqipërisë do ta luajë pa presionin e pikëve.

/GazetaBlic Sport/